Rrezet iks kanë shfaqur që Leonardo Bonucci ka thyer hundën e tij pas goditjes me bërryl nga Ola Toivonen, por mund të jetë i gatshëm për të luajtur për Italinë kundër Suedisë të hënën.
Incidenti ndodhi në minutat e parë të ndeshjes së play-off’it në Kampionatin Botëror që përfundoi 1 me 0 për Suedinë, transmeton portali arbresh.info. Sulmuesi Toivonen nuk është ndëshkuar për goditjen me bërryl dhe mbrojtësi i Milanit ka luajtur deri në fishkëllimën e fundit me hundë të thyer.
Ai është nënshtruar testit sot (e shtunë) për të konfirmuar gjendjen e tij dhe sipas ‘Sky Sports Italia’, Bonucci do të luaj të hënën me maskë në fytyrë.
Ndeshja e dytë e play-off’it të Kampionatit Botëror zhvillohet në San Siro të hënën duke filluar nga ora 20:45.
Marco Verratti do të jetë jashtë fushës për shkak të kartonit të verdhë në Solna që i siguroi suspendimin./arbresh.info/
https://youtu.be/YXg-iPnXmXo
Hamza takon ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, diskutojnë për ...
Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet për Ligjin e g...
SPAK njoftim zyrtar për Erion Veliajn, i përgjigjet për kall...
Drenusha e nevrikosur me Gjestin, shkak qasja e tij ndaj Xhe...
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet p...
Ukraina dërgon 500 tonë miell në Siri