Leonardo Bonucci e festoi titullin e kampionit të Evropës me birrë dhe Coca-cola, dy pijë të cilat gjatë këtij kampionati u mënjanuan nga Paul Pogba dhe Cristiano Ronaldo.
Më herët gjatë Euro 2020, Ronaldo i Portugalisë pushtoi ballinat botërore kur e hoqi shishen e Coca-colas nga tryeza e konferencës për media dhe e vendosi një shishe me ujë.
Ai këshilloi që të pihej uji në vend të një pijeje të gazuar.
Pak ditë më vonë, Pogba i Francës e hoqi shishen e birrës nga tryeza e konferencës për media për shkak të bindjeve të tij fetare.
Por për dallim nga kjo dyshe, Bonucci vendosi të festojnë pikërisht me këto dy pije të dielën vonë, pasi Italia e tij e fitoi Kampionatin Evropian duke e mundur Anglinë 3:2 në penallti në finalen e Wembley.
Mbrojtësi i Juventusit e shënoi golin e barazimit për Italinë, duke e dërguar ndeshjen në vazhdime dhe pastaj në penallti, ku shënoi po ashtu, duke iu ndihmuar të kaltërve ta arrijnë lavdinë evropiane përsëri. /Gazeta Express/
Winning #EURO2020 is thirsty work ?
Leonardo Bonucci spends the first minute of his press conference necking beer and cola ? pic.twitter.com/tuYUUwSAnL
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) July 12, 2021
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...