Google ADS

Bonucci rikthehet te skuadra e Juves

20:46 | 24 Shkurt 2017
Arbresh Info

Leonardo Bonucci figuron në skuadrën e Juventusit për ndeshjen e së shtunës ndaj Empolit në Serie A.

Bonucci është risjell në skuadër pas konfliktit javën e kaluar me trajnerin e Juventusit, Max Allegri, transmeton portali arbresh.info.

Madje, për shkak të kësaj përplasje, Bonucci ka munguar në  fitoren 2 me 0 ndaj Portos në Ligë të Kampionëve./arbresh.info

Skuadra e plotë e Juves për ndeshjen kundër Empolit: Buffon, Neto, Audero; Chiellini, Benatia, Alex Sandro, Barzagli, Bonucci, Dani Alves, Rugani, Lichtsteiner; Pjanic, Cuadrado, Marchisio, Lemina, Asamoah, Sturaro, Rincon; Higuain, Mandzukic, Pjaca, Dybala

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme