Bonucci: Nesta ka qenë gjithmonë idolli im

22:37 | 5 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Qendërmbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci ka thënë se legjenda e Milanit, Alessandro Nesta është idolli i tij.

Italiani ka pranuar se Nesta ka qenë gjithmonë personi që e ka shikuar dhe beson që kanë karakter të njëjtë, transmeton portali abresh.info.

“Jam duke u bërë më i vjetër, por kam shumë eksperiencë. Është e rëndësishme që lojtarët e rinj të dëgjojnë me të vjetrit”

“Buffon me bën të ndihem i ri përsëri. Idolli im është Nesta. Gjithmonë kam shikuar videot e tij pasi kemi karakter të njëjtë”

Juventus në ndeshjen e fundit barazoi me Sassuolon gjë që shkaktoi të humbasin kreun e tabelës.

Për momentin “Zonja e Vjetër” renditët në vendin e dytë në tabelë me 36 pikë, një me pak se rivali Inter./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme