Vdekja e Davide Astorit ndikoi në gjithë ndeshjet e Serie A.Mbrojtësi italian ishte pjesë e akademisë së Milanit, pastaj vazhdoi te Pizzighettone, Cremonese, Cagliari, Roma dhe Fiorentina, por është paraqitur edhe tek Kombëtarja e Italisë.
31-vjeçari pasi kishte një karrierë në shumë klube, kishte bërë shumë shokë dhe pasi ishte një futbollist shembull, për atë kishin respekt edhe kundërshtarët.
Nisur nga kjo shumë lojtarë kishin refuzuar të dilnin në fushë nga dhimbja e madhe dhe kjo ishte një shkas që Federata e Futbollit në Itali të merrte vendim për shtyrjen e ndeshjeve në Serie A dhe B.
Problem i madh ishte vetëm derbi mes Milanit dhe Interit, kjo pasi qyteti i Milanos ishte i mbi populluar nga tifozët, të cilët kishin bërë të gjitha përgatitjet për të shikuar një nga derbit lokal më të madh në botë.
Por, që ndeshja të anulohet pa polemika u përkujdes Leonardo Bonucci, i cili me një telefonat drejt Andrea Ranocchias, ia kishte bërë çdo gjë më të lehtë zyrtarëve italian për të shtyrë takimin.
Sipas “Il Corriere della Sera”, telefonata e kapitenit të Milanit ishte bërë para se komisionari i ligës italiane, Giovanni Malago, të pyeste klubet për mendimet e tyre rreth ndalimit të përballjes.Bonucci dhe Ranocchia janë shokë të mirë dhe të dy së bashku kanë pasur miqësi me Astorin dhe menjëherë u akorduan për të shtyrë takimin dhe që këtë ide ta transmetonin tek të gjithë në skuadrat e tyre.
Vlen të theksohet se ishte raportuar se Borja Vallero dhe Matias Vecino kishin refuzuar të luanin ndaj Milanit, dyshja e Interit ashtu si Ricardo Montolivo, Nikola Kalinic dhe Luca Antonelli, ishin bashkëlojtarë me Astorin në të kaluarën.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...