Bonucci kalon testin mjekësor te Juve

14:52 | 2 Gusht 2018
Arbresh Info

Mbrojtësi i Milanit, Leonardo Bonucci ka kaluar me sukses testin mjekësor para rikthimit sensacional në Juventus.

Leonardo Bonucci ishte sot (e enjte) në klinikën Juventus J rreth orës 13:00 dhe tani pritet të nënshkruaj kontratën e tij me “Zonjën e Vjetër”, transmeton portali arbresh.info.

Reprezentuesi i Italisë, i cili mbush 31 vite në muajin maj, pritet të vendos lapsin në një kontratë tri vjeçare që vlen 5.5 milionë euro – 2 milionë më pak se shuma që ai ka fituar në Milan.

Mbrojtësi rikthehet në Torino si pjesë e marrëveshjes për shkëmbim me Mattia Caldaron, i cili ka kryer gjithashtu testin mjekësor te “Rossonerët”.

Bonucci është pritur nga qindra tifozë para objektit Junventus J./arbresh.info/

https://twitter.com/juventusfc/status/1024997222172176388

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme