Bonucci jashtë skuadrës së Juves, shkak konflikti me Allegrin

18:07 | 21 Shkurt 2017
Arbresh Info

Leonardo Bonucci do të jetë jashtë skuadrës së Juventusit për ndeshjen kundër Portos pas konfliktit me trajnerin Massimiliano Allegri.

Mbrojtësi italian ishte i përfshirë në një konflikt pas fitores 4 me 1 ndaj Palermos më 17 shkurt në “Juventus Stadium”, transmeton portali arbresh.info.

“Mbylle, budalla! Shporru!”, raportohet t’i ketë thënë Allegri Bonuccit pas ndeshjes në Serie A.

Trajneri i Juventusit ka mohuar të ketë ndodhur ky “keqkuptim” dhe sipas mediave italiane, Bonucci do të jetë pjesë e formacionit startues për ndeshjen ndaj Portos./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme