Është duke u raportuar se Leonardo Bonucci është i zhgënjyer nga AC Milani dhe është e mundur që mund të kërkojë largimin në janar ose gjatë verës.
Qendërmbrojtësi iu bashkua “Rossonerëve” nga Juventusi këtë verë, gjë që vlerësohet të jetë njëra nga transferimet më befasuese gjatë viteve të fundit, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, ka qenë një fillim i vështirë për karrierën e tij në San Siro dhe AC Milani aktualisht është 14 pikë larg nga vendet për kualifikim në Ligë të Kampionëve.
Bazuar në një raport këtë mëngjes nga ‘Gazzetta dello Sport’, Bonucci është duke pasur dyshime në projektin e Milanit derisa gjiganti anglez Manchester City është duke kërkuar për një qendërmbrojtës.
Pep Guardiola ka qenë një admirues i madh i reprezentuesit italian, i cili është i gatshëm të krijojë lojë edhe nga prapa për shkak të topave të tij të gjatë dhe të saktë.
Edhe pse gazeta e lartpërmendur thekson që rrethi i Bonuccit mohon bisedimet për shitjen e tij, besohet që ai do të jetë i tërhequr nga interesimi i shfaqur nga City, pasi tani djali i tij është shëruar nga sëmundja serioze.
Paris Saint Germaini dhe Chelsea mësohet gjithashtu se janë të interesuar, por marrëveshja do të jetë e vështirë për tu arritur pasi mbrojtësi është nën kontratë deri në vitin 2022 dhe Milani pagoi 40 milionë euro për të vetëm disa muaj më parë./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...