Leonardo Bonucci ka dhënë disa komente interesante lidhur me rrugëtimin e skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve.
Juventus do të jetë një nga skuadrat që do të jetë pjesë e 1/16-ës së finales, por duket sikur ata kanë një frikë.
Bonucci ka thënë se skuadra e tij dëshiron që të shmangë një duel të mundshëm me Tottenham Hotspur, shkaku i Jose Mourinho.
“Do të doja të shmangim Tottenham. Me ardhjen e Mourinho, pas disa ndeshjeve ai mund të jep diçka ekstra” ka thënë Bonucci, transmeton lajmi.net.
“Në ndeshjet eliminuese, pa dashur të heq asgjë nga Pochettino, Mourinho e di se si të tërheq më shumë nga lojtarët e tij” ka shtuar italiani.
Juve është lidere në Grupin D, pas fitores 1:0 ndaj Atletico, kurse Tottenham është skuadra e dytë në grupin ku prinë Bayern Munich.
Shkon në 22 numri i të vrarëve në sulmin izraelit në një kom...
Edon Zhegrova shënon gol ndaj skuadrës së Strasbourg
Llapi fiton minimalisht në Ferizaj
Suhareka triumfon ndaj Feronikelit ’74
Nuk ndalet dhuna në futbollin kosovar, përleshen mes vete ti...
Aktivistët e ambientit bllokojnë portin kryesor të anijeve t...