Leonardo Bonucci është i interesuar t’i ribashkohet ish bashkëlojtarit të tij, Gianluigi Buffon, në Paris Saint Germain.
Kampioni francez tashmë ka nisur negociatat me fituesit e shtatëfishtë të Ligës së Kampionëve, transmeton portali arbresh.info. Milani thuhet se është duke kërkuar për një ofertë rreth 35 milionë euro në mënyrë që të lejojë mbrojtësin me eksperiencë të largohet vetëm një vit pas transferimit të tij nga Juventusi.
Trajneri Gennaro Gattuso së fundmi ka folur rreth këtij problemi duke thënë se klubi do të dëshironte të mbante në skuadër reprezentuesin italian me çdo kusht, por pranoi gjithashtu se nganjëherë dëshirat e lojtarëve duhet të llogariten gjithashtu duke shtuar se 31-vjeçari është sillur gjithmonë në formë profesionale dhe ka dhënë më të mirën.
‘Corriere dello Sport’ raporton se Bonucci së fundmi i është përgjigjur me ashpërsi një tifozi që e kishte pyetur nëse do të qëndronte në Milan, duke i thënë se ai e di se çfarë do të bëjë dhe se sigurisht nuk do t’i tregoj atij.
Përveç gjigantit parisien, interesimin për shërbimet e Bonuccit kanë shfaqur gjithashtu dy klubet Manchester, si dhe Chelsea./arbresh.info/
Izraeli shënjestron jugun e Libanit, vret tre ushtarë
Shoqata “Bereqeti” hap dyert në Lipjan, Tërnava:...
Rusia mohon të jetë e përfshirë në dëmtimin e kabllove në De...
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”