Google ADS

Bonucci: AC Milani i gatshëm për Arsenalin

13:45 | 3 Mars 2018
Arbresh Info

Mbrojtësi i AC Milanit, Leonardo Bonucci ka pranuar se skuadra e tij mund t’i shkaktoj probleme kundërshtarit në Evropa Liga, por insiston se skuadra është duke iu nënshtruar një procesi të rindërtimit.

Derisa “Rossonerët” nuk kanë garuar në Ligë të Kampionëve që katër sezone, Arsenali nuk arriti të kualifikohet në kampeticionin më të madh evropian që 20 vite dhe aktualisht qëndrojnë në pozitën e gjashtë në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.

Para përballjes ndërmjet dy gjigantëve në Evropa Ligë, Bonucci insistoi se Milani mund të eliminoj kundërshtarin anglez.

“Të dy klubet janë mësuar të garojnë në faza më të mëdha dhe tani janë duke përjetuar një rënie të formës duke hyrë në një rreth të ri”, ka thënë ish qendërmbrojtësi i Juventusit për ‘Milan TV’.

“Arsenali ka disa individë të talentuar, veçanërisht në mesfushë dhe më lartë. Ne duhet të bëjmë dallimin si një skuadër dhe besoj se mund t’i shkaktojmë probleme një skuadre si Arsenali”

Milani dhe Arsenali për herë të fundit janë takuar në Ligë të Kampionëve në vitin 2016, ku “Topçinjtë” u mposhtën me rezultat të përgjithshëm 4 me 3./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme