Google ADS

Bonaventura dhe Milani në bisedime për kontratë të re

09:17 | 12 Shtator 2018
Arbresh Info

AC Milani dhe Giacomo Bonaventura janë në bisedime rreth një kontrate të re që mund të mbajë mesfushorin në San Siro deri në vitin 2022.

Kontrata aktuale e 29-vjeçarit skadon në vitin 2020 dhe performancat e tij të fundit për “Rossonerët” i kanë siguruar atij një ftesë nga skuadra kombëtare e Italisë, ndërkohë që edhe klubet nga jashtë kanë shfaqur interesim, transmeton portali arbresh.info.

‘La Gazzetta dello Sport’ raporton që këto detaje kanë shtyrë Milanin që t’i ofroj Bonaventuras një kontratë të re, një që do të jetë e vlefshme deri më 2022.

Përveç kësaj, ajo do të bënte mesfushorin një figurë kryesore për “Rossonerët”, pasi trajneri Gennaro Gattuso vlerëson aftësinë e tij për të luajtur në mes të fushës dhe si anësor.

Bonaventura iu bashkua Milanit nga Atalanta për 7 milionë euro në vitin 2014. Ai që nga atëherë ka shënuar 29 gola dhe ka bërë 144 paraqitje në të gjitha kompeticionet për “Rossonerët”.

Ai ka bërë gjithashtu 13 paraqitje për skuadrën kombëtare, pesë prej tyre kanë ndodhur në vitin 2018./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme