Shqipëria ka vazhduar me fitore në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.
Skuadra e Sylvinhos fitoi ndeshjen e dytë radhazi duke i mposhtur Ishujt Faroe, me rezultat 1:3.
“Kuqezinjtë” patën mundësi ideale ta shënonin gol, por Sokol Cikaleshi gaboi nga 11 metërshit.
Golin e parë e ka shënuar Nedim Bajrami, në minutën e 20-të.
Derisa, vendasit barazuan në minutat shtesë me anë të Odmar Faero.
Por, me dy gola në pjesë e dytë Shqipëria siguroi tre pikë.
Supergoli i Kristjan Asllanit ia riktheu epërsinë në minutën e 51-të.
Kurse, Ernest Muci e përfundoi dilemën e fituesit, pak para përfundimit të ndeshjes.
Grupin E e kryeson Republika e Çekisë, ndërsa ndiqet nga Shqipëria e Moldavia, Polonia dhe Ishujt Faroe janë në dy vendet e fundit./Arbresh.info/
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...