Bologna thuhet se është afër që ta transferojë Daniel Sturridgen, pas largimit nga Liverpooli në këtë verë.
Sulmuesi anglez është aktualisht lojtar i lirë, pasi kontrata me ‘The Reds’ i skadoi në fund të muajit qershor, e që ka zgjuar interesimin e disa skuadrave evropiane.
Sipas Sunday Express, klubi italian po tenton ta transferojë 29-vjeçarin, por problem në marrëveshje mbetet paga e tij e lartë.
Anglezi po kërkon 133 mijë euro pagë në javë, aq sa fitonte në Anfield Road, mirëpo Bologna nuk po i ofron më shumë se 100 mijë euro.
Sturridge në 160 paraqitje për skuadrën angleze, ka arritur të shënojë 67 gola për gjashtë sezone e gjysmë, e që në sezonin e kaluar i ndihmoi ta fitonin Ligën e Kampionëve.
Por, problemet me lëndimet dhe konkurrenca e lartë në klub, bënë që Liverpooli mos t’ia rinovonte kontratën, për ta lënë kështu të lirë.
Sulmuesi anglez po ashtu po lidhet edhe me një kalim te Aston Villa ose te Rangers që udhëhiqet nga Steven Gerrard, por që ende nuk është bërë e qartë e ardhmja e tij. /Telegrafi/
Inter kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...
“Prej që të lash, s’munde me bë as këngën” – Xheneta i thotë...
Lidhja e fortë mes mungesës së zinkut dhe tensionit të gjaku...
Interi kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë, Kristjan As...
Kamberi: Serbia po tenton të izoloj shqiptarët e Luginës