Bologna ka bërë një tjetër paraqitje të madhe në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, duke mposhtur Empoli edhe në ndeshjen e kthimit dhe siguruar biletën për në finale.
Pas fitores bindëse 3:0 në takimin e parë, skuadra që në këtë edicion ishte pjesë edhe e Champions League e ka konfirmuar formën edhe të enjten mbrëma, duke fituar 2:1 në “Stadio Renato Dall’Ara”, për një rezultat të përgjithshëm 5:1 në dy ndeshje.
Ndeshja ka nisur më mirë për vendasit, që kanë kaluar në epërsi qysh në minutën e shtatë me golin e Giovanni Fabbian.
Empoli ka arritur ta rikthejë baraspeshën përkohësisht me golin e Viktor Kovalenko në minutën e 33-të, por Bologna e ka vulosur fitoren në minutën e 86-të me një gol të Thijs Dallinga.
Bologna tash do të përballet në finalen e madhe më 14 maj me Milan.
Çeku: Nuk jemi për zgjedhje si opsion i parë, por nëse s’ka ...
Rrezikimi i shëndetit të futbollistëve, Ademi mbledh Këshill...
Krasniqi uron Papën e ri: Zgjedhja e tij shënon një moment h...
Rohde kritikon pjesëmarrjen e Vuçiqit në paradën ushtarake t...
Shënohet Dita e Fitores në Evropë, në 80-vjetorin e mbarimit...
Rrëzohen dy shtylla elektrike në rrugën “Isa Kastrati” në Pr...