Google ADS

Bologna e befason Inter-in duke e mposhtur me përmbysje

19:11 | 5 Korrik 2020
Arbresh Info

Inter është befasuar nga Bologna duke u mposhtur në shtëpi me rezultat 1 – 2.

Skuadra e Antonio Conte shënuan të parët, mirëpo mysafirët arritën ta përmbysin rezultatin, shkruan portali arbresh.info.

Ishte Romelu Lukaku që në minutën e 22-të kalojë vendasit në epërsi, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Puna u bë edhe më e vështirë për mysafirët, ngase mbeten me 10 lojtarë në minutën e 57-të kur Soriano u ndëshkua me të kuq.

Ishte Lautaro Martinez që humbi penalltinë në minutën e 62-të, kurse Juwara barazoi shifrat në minutën e 74-të, ndërsa fitoren e Bologna-s e sigurojë Barrow në minutën e 80-të.

Pas kësaj humbje, Inter e mban pozitën e tretë me 64 pikë, kurse Bologna ngritët në pozitën e nëntë me 41 pikë./arbresh.info.

https://twitter.com/mexeuro10/status/1279817537140723712

https://twitter.com/mexeuro10/status/1279820957901828097

https://twitter.com/Martingzajic_/status/1279822275160702976

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme