Google ADS

“Boll u bëre hipokrit, kopjon Fergusonin”, ish-gjyqtari anglez sulmon Kloppin

13:10 | 15 Janar 2021
Arbresh.info

Ish-gjyqtari Mark Clattenburg ka quajtur hipokrit Jurgen Klopp-in, dhe ka këmbëngulur se trajneri gjerman po përpiqet të imitojë Sir Alex Fergusonin me presionin ndaj gjytarëve.

Ish-gjyqtari i Premier League ka treguar disa histori të pabesueshme që kur është tërhequr nga gjykimi. Duke qenë se ai ka punuar në kohën kur Sir Alex Ferguson bënte presion nga stoli, 45-vjeçari e di kur një trajner përpiqet që të ndikojë te gjytarët. Trajneri i Liverpool fajësoi gjykimin pas humbjes së skuadrës së tij kundër Southampton për dy penallti të mohuara.

Gjermani akuzoi pas ndeshjes se rivalët e Manchester United kanë fituar më shumë penallti në 2.5 vitet e fundit sesa ai në 5 vite që drejton Liverpool-in. Por, gjatë një komenti për “DailyMail”, Clattenburg shkruan: “Jurgen Klopp duhet të jetë shqetësuar sepse komentet e tij javën e shkuar për Manchester United dhe penalltitë ishin marrë direkt nga libri i lojërave të Sir Alex Fergusonit.

Ishin lojëra mendjesh, një tentim për të ndikuar te gjyqtari Paul Tierney e për të hyrë në kokën e tij përpara ndeshjes së rëndësishme mes Liverpool dhe Manchester United të dielën”.

Pavarësisht se ish-gjyqtari më i mirë në Angli e quan Klopp-in korrekt në termat që përdori, ai këmbëngul se gjermani u tregua i zgjuar që komentet e tij të mos i hapnin telashe me autoritetet.

“Por, le të tregohemi të qartë. Nuk ka asnjë konspiracion nga ana e gjyqtarëve dhe zyrtarëve. A po nënkuptonte Klopp që ka konspiracion apo ai po nënkuptonte se Manchester United ka futbollistë që nxiten për të simuluar?

Nëse nënkupton të parën, atëherë unë nuk kam kohë për t’u ndalur te kjo, sepse nuk është e vërtetë. Por, ai tingëllon si një hipokrit nëse nënkupton se futbollistët e Manchesterit kërkojnë të fitojnë penallti, sepse lojtarët e tij si Mohamed Salah dhe Sadio Mane janë po qa të aftë për të përdorur të njëjtat taktika. Ai po bëhet histerik, sepse nuk kemi parë që prej kohës së Fergusonit një tentativë kaq flagrante për të vënë në presion gjyqtarin përpara një ndeshjeje të madhe”, shkruante më tej Clattenburg.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme