Boksieri mysliman nga Britania kërcënohet me vdekje për shkak të pemës së Krishtlindjes

23:10 | 21 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Boksieri britanik me prejardhje nga Pakistani, Amir Khan, i cili është mysliman i devotshëm, është kërcënuar me vdekje dhe ka qenë subjekt i abuzimit online, për shkak të një fotografie të pemës së Krishtlindjes të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Khan, ish-kampion i peshës së lehtë në boks, e shpërndau një fotografi të dekorimeve që i kishte bërë për të bijën e vet gjersa ajo po flinte, duke shkaktuar kështu zemërim në mesin e disa prej ndjekësve të tij, transmeton Express.

Boksieri 31-vjeçar madje ka marrë kërcënime me vdekje nga një përdorues i Instagramit, i cili po ashtu e ka kërcënuar se do t’ia vrasë edhe vajzën. /Express/

https://www.instagram.com/p/Bc3k_VUBFwa/?taken-by=amirkingkhan

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme