Google ADS

Boksieri kosovar i shpëtoi sulmit terrorist në Barcelonë (FOTO)

10:53 | 18 Gusht 2017
Arbresh Info

Mbrëmë ndodhi një sulm terrorist në Barcelonë të Spanjës, duke lënë të vdekur afër 14 persona dhe 50 të lënduar.

Afër këtij sulmi ishte edhe boksieri i njohur shqiptar, Senad Gashi – ky i fundit rrëfen ngjarjen përmes rrjeteve sociale.

“Unë jam në rrugë për në Marbella dhe gjatë udhëtimit jam ndaluar në Barcelonë. Fatkeqësisht sot ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Ngushëllime për anëtarët të familjes së viktimave dhe shërim të shpejtë për të lënduarit. Faleminderit për pyetjet e shumta, unë jam mirë. Unë nuk kam qenë larg vendngjarjes kur ndodhi sulmu, por fatmirësisht jam mirë”, ka shkruar Gashi në rrjetet sociale.

Për ata që nuk e njohin Senad Gashi është 27 vjeçar, boksier nga Kosova që e përfaqëson Gjermaninë. Ai ka të zhvilluar rreth 15 meçe, duke i fituar të gjitha me K/O.

https://www.facebook.com/gachinegun/posts/1489432564456752

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme