Boksieri kampion i Ukrainës kthehet në vendlindje dhe regjistrohet në ushtri

09:54 | 28 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Heroi ukrainas i boksit, Vasyl Lomachenko është kthyer në shtëpi dhe është regjistruar në ushtri në një përpjekje për të ndihmuar në mbrojtjen e popullit të tij nga ushtarët rusë.

34-vjeçari, i cili ka qenë kampion bote në boks në tre pesha të ndryshme, fillimisht u raportua se ishte nisur për në Greqi pas pushtimit rus, por tani është rikthyer për t’iu bashkuar betejës.

Lomachenko ndau një foto në faqen e tij në Facebook, i veshur me uniformë ushtarake.

Ai nuk është i vetmi boksier i famshëm ukrainas që ka lënë një jetë luksoze për të dalur në vijën e parë, ku edhe Wladimir dhe Vitaly Klitschko i janë bashkuar luftës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme