Një boksier argjentinas është arrestuar me akuzën se goditi për vdekje të dashurën e tij, 5 muajshe shtatzënë.
Renzo Pancera po merret në pyetje në lidhje me vdekjen e të dashurës së tij 27-vjeçare, Sabrina Zalazar, e cila ndërroi jetë në Buenos Aires, Argjentinë.
Ajo vdiq menjëherë pasi u dërgua në spital me një krah të thyer dhe hemorragji.
Mjekët thirrën policinë dhe 25-vjeçari u arrestua në shtëpinë e Sabrina Zalazar, ku edhe mendohet se dhunoi.
Boksieri akuzohet për vrasje të rëndë, dhunë ndaj një femre dhe shkaktimin e një aborti.
Raportohet se Zalazar e kishte denoncuar dy herë në polici të dashurin e saj për abuzimin në familje, në tetor 2019 dhe në shkurt të këtij viti.
27-vjeçarja ishte nënë e dy fëmijëve dhe ishte 5 muajshe shtatzënë.
“Renzo Pancera, ai e vrau atë, i mori jetën sikur nuk kishte asnjë vlerë dhe i mori nënën dy fëmijëve,”- tha një anëtar i familjes së viktimës. “E rrahu derisa mbeti pa ndjenja, i theu krahun dhe vrau foshnjën e saj. Miki nuk mund t’i rezistonte dhimbjeve dhe na la. Duam drejtësi që kjo të mos mbetet pa u ndëshkuar.”
Të dy fëmijët e Zalazar vijnë nga marrëdhënie të ndryshme dhe tani po qëndrojnë me baballarët e tyre përkatës.
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...