Google ADS

Boks: Kosova me dy medajle në Kampionatin Evropian të Sofias

10:49 | 22 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Kosova ka arritur të sigurojë dy medalje në Kampionatin Evropian të Sofias në boks në kategorinë U-18.

Taulant Jakupi, 86 kg dhe Donat Syla, 92kg, fituan medaljet e bronzta në Kampionatin Evropian Youth U18 në Sofia të Bullgarisë.

Ndërsa, gjyqtari ndërkombëtar që ndau drejtësinë në këtë kampionat, Latif Demolli u shpërblue me medalje dhe mirënjohje.

Selektori, Faton Xhakli u nda i kënaqur me bojsin që treguan boksierët tanë dhe sigurimin e dy medaljeve në mesin e 40 shteteve sa ishin pjesëmarrëse.

Ai edhe e cilësoi si arritje të madhe për boksin kosovar./Arbresh.info

Të ngjashme