Google ADS

Bojkot te skuadra e madhe kosovare, kundër Trepçës sot luan me junior

12:08 | 7 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Klubi futbollistik, Vëllaznimi sot do të jetë nikoqire e Treçës, ndeshje kjo e vlefshme në kuadër të xhiros së 12-të në grupit A të Ligës së Parë.

“Kuqezinjët” e Gjakovës janë duke u përballur me një krizë të thellë financiare tash e sa javë.

Sipas “Sheshi.info”, gjakovarët në përballje me “xehtarët” do të luajnë me kategorinë e juniorëve, pasi ekipi i seniorëve ka bojkotuar ekipin për shkak të detyrimeve që ka klubi ndaj tyre.

Pas këtyre problemeve financiare, objektivat për ngritje në ligë do të jetë vetë formale.

Kujtojmë që për të njëjtën arye ishte larguar nga skuadra edhe trajneri, Granit Begolli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme