Google ADS

Bochum befason Bayernin, mposhtë me rezultat të thellë bavarezët

17:41 | 12 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Befasia e kësaj fundjave me shumë gjasë do të jetë në Bundesligën gjermane. E kjo pasi Bochum ka mposhtur me rezultat 4-2 Bayern Munchen në shtëpi.

Edhe pse të parët që hapën rezultatin ishin bavarezët në minutën e 9-të përmes Robert Lewandowskit, vendasit shënuan plot katër gola vetëm brenda pjesës së parë.

Christopher Antwi-Adjei barazoi rezultatin në minutën e 14-të, për të kaluar pastaj në epërsi në minutën e 38-të, kur Jurgen Locadia u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Për të thelluar epërsinë në 3-1, u përkujdes Cristian Gamboa në minutën e 40-të, ndërsa menjëherë pas katër minutash, Gerrit Holtmann realizoi për rezultatin 4-1.

Në pjesën e dytë u realizua vetëm një gol, ai i minutës së 75-të kur realizator i saj ishte sërish Robert Lewandowski.

Pavarësisht se bavarezët u munduan të rikthenin rezultatin, përpjekjet e tyre nuk rezultuan të suksesshme dhe ndeshja u mbyll me rezultatin 4-2.

Edhe pas kësaj humbje, Bayern Munchen vazhdon kryesimin në Bundesligë me 52-të pikë të grumbulluara, ndërsa Bochum gjendet në vendin e 11-të me 28 pikë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme