Shef i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban ka zhvilluar një vizitë në Kosovë për të shikuar gjendjen e futbollit tonë.
Ai ka thënë se është i impresionuar me punën që ka bërë Federata e Kosovës dhe punën që po e bënë me talentët, madje duke thënë se kemi infrastrukturë më të mirë se Kroacia në aspektin e punës me lojtarët e rinj.
“Është një nder për mua që të jem këtu në Prishtinë sërish. Kam qenë këtu para katër vitesh dhe sot i thash presidentit Agim Ademi se sa shumë kanë ndryshuar gjërat që atëherë dhe jam shumë i lumtur për këtë”, ka deklaruar fillimisht Boban.
“Është shumë e lehtë të shikosh këtë diferencë dhe punën që keni bërë me akademinë dhe ekipet e tjera”.
“Jam shumë i impresionuar për punën që kanë bërë autoritet dhe jam shumë i lumtur për progresin që keni bërë në këto vite”.
“Duke shikuar infrastrukturën tuaj, mund të them se qëndroni më mirë se Kroacia, pasi ju keni punuar shumë me akademinë”.
“Është një proces shumë i bukur dhe federata është duke punuar shumë në këtë aspekt dhe që them se qëndroni shumë mirë, duke shikuar nga koha që jeni pjesë e organizatave të futbollit”.
“Ju jeni një vend i ri dhe unë besoj se në një kohë shumë të shkurtët ju mund të arrini shumë më shumë se që keni arritur deri më tani. Të gjithë e dinë për kapacitetet e juaja dhe në të ardhmen mund t’i mposhtni të gjithë, ka të bëjmë me mentalitetin dhe besoj që do të arrini gjëra të mëdha në të ardhmen”, ka shtuar më tej Boban.
Vdes një fëmijë 1-vjeçar në QKUK, ShSKUK-ja del me sqarim
“Ne të dy bashkë duhet të jemi”, Driloni bën hapin e parë dr...
Manchester City mposhtet nga Aston Villa
Deri në 1 orë e gjysmë pritjet për të hyrë në Kosovë nga Jar...
Abdixhiku thirrje mërgimtarëve për regjistrim për të votuar
Scholz: Akt i tmerrshëm i çmendur që të godet në zemër