Boateng për golin e Shaqirit: A pashë ëndërr apo vërtet shënove me kokë?

08:17 | 2 Shkurt 2022
A. B.

Xherdan Shaqiri ka “shpërthyer” mbrëmë me një gol dhe asist në fitoren me përmbysje ndaj Marseille 2:1, në kuadër të javës së 14-të në Ligue 1.

Kështu, ai u shpall edhe futbollisti i ndeshjes, duke u vlerësuar me notën 8.1, shkruan Gazeta Express.

Goli i Shaqirit ishte speciale, pasi ai është i gjatë 1.69 metra dhe nuk është i prirur të shënojë gola me kokë.

Në lidhje me këtë, ka reaguar bashkëlojtari i tij, Jerome Boateng.

“Shaq a pashë ëndërr apo vërtet shënove me kokë?! Në Gjermani e quajmë Kopfballungeheuer”, shkroi Boateng në profilin e tij në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jérôme Boateng (@jeromeboateng)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme