Boateng kishte zgjedhur Barçën edhe para transferimit

14:45 | 2 Shkurt 2019
Arbresh Info

Sky Sports Italia transmeton këtë të shtunë një intervistë të gjerë me sulmuesin Keving Prince Boateng që ishte regjistruar vetëm disa ditë para nënshkrimit të tij me skuadrën e Barcelonës dhe edhe në atë kohë ai kishte zgjedhur skuadrën katalunase kur është pyetur mes Barcelonës dhe Real Madridit.

“Do të zgjedh Barçën sepse ata luajnë një futboll që të gjithë duan ta luajnë. Për këtë, për stadiumin e tyre, për tika-takan… për gjithçka”, ka thënë fillimisht Boateng, transmeton portali arbresh.info.

“Santiago Bernabeu është shumë i mirë, por Camp Nou krijon një atmosferë që njerëzit lëvizin me topin. Kur kam luajtur me Milanin këtu unë tashmë e kam ndjerë këtë dhe më vonë me Las Palmas gjithashtu. Ne humbëm 5 me 0, por unë nuk jam nervozuar sepse e kam ndier atë atmosferë të veçantë dhe kam qenë këtu”

I pyetur për ndeshjen e tij me Milanin kundër Barçës në të cilin shënoi një gol, ai tha se “goli ishte fantastik”.

“Kundër Barcelonës, skuadrës më të fuqishme në botë dhe me lojtarët më të fuqishëm në botë. Ishte një moment shumë i lumtur në jetën time”, shton Boateng./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme