BNE arrin fitoren e parë në Paris

22:41 | 13 Maj 2023
Orgesa Haziri

Ekipi kosovarë, Bad News Eagles ka fituar në Majorin e CS:GO që po zhvillohet në Paris, në ndeshjen e dytë të këtij kompeticioni.

BNE mposhti G2, të cilët janë të renditur në vendin e katërt në botë.

Ekipi kosovarë fitoi ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 16-13.

G2 ishte duke udhëhequr me rezultat 10-5 në pjesën e parë në “Ancient”, mirëpo Bad News Eagles në pjesën e dytë u rikthyen për ta fituar ndeshjen.

Kujtojmë që ata në ndeshjen e parë u mposhtën me rezultat 16-9 në Vertigo nga ENCE./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme