Shpresat e Barcelonës për të nënshkruar me kapitenin e Ajaxit, Matthijs de Ligt, kanë pësuar një goditje nga kërkesat e komisionit nga agjenti i tij Mino Raiola.
Një raport së fundmi nga Marca thotë se super agjenti italian është duke kërkuar një shumë madhështore prej 14 milionë euro për marrëveshjen dhe rreth kësaj shume ka pasur mosmarrëveshje me “Blaugranët”, transmeton portali arbresh.info.
Theksohet se agjentët zakonisht marrin maksimumi 10 për qind të tarifës së transferimit në komision, por i shumë diskutuari Raiola është duke kërkuar dyfishin e asaj shume.
19-vjeçari ka qenë kapiten i klubit me bazë në Amsterdam për një vit dhe ka shkëlqyer në klub dhe në vend. I vlerësuar nga të gjithë si njëri nga talentët më të mirë në botën e futbollit, qendërmbrojtësi thuhet se kushton 75 milionë euro.
Këtu ka pasur shpresa që klubi katalunas do të arrijë një marrëveshje 85 milionëshe dhe bashkëlojtari te Ajaxi, Frenkie de Jong, do t’i ndihmonte atyre në bindjen e bashkëkombësit të tij për t’iu bashkuar atij në Camp Nou.
De Ligt ka shkëlqyer në skuadrën e tij gjatë gjysmëfinaleve në Ligë të Kampionëve duke realizuar në çerekfinalet ndaj Juventusit dhe gjithashtu edhe kundër Tottenhamit në gjysmëfinale.
Juventusi dhe Bayern Munichu thuhet se janë gjithashtu duke monitoruar situatën e mbrojtësit./arbresh.info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...