Google ADS

Bllokohen për qarkullim rrugët përreth stadiumit “Fadil Vokrri”

10:37 | 28 Mars 2021
arbresh.info

Mëngjesin e sotëm janë bllokuar për qarkullim rrugët përreth stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, për shkak se do të luhet ndeshja Kosovë – Suedi.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, kjo do të bëhët për të mundësuar një qarkullim në suaza të normales, policia do të veprojë në të gjitha rrugët të cilat lidhen me stadiumin “Fadil Vokrri”, duke vendosur pikat e kontrollit me qëllim të ndalimit dhe udhëzimit të automjeteve.

Bllokimet dhe kufizimet në zonën përreth Stadiumit do të bëhen, bazuar në vendimin e lëshuar nga Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria për shërbime Publike.

“Bllokimet dhe kufizimet në zonën përreth Stadiumit do të bëhen, bazuar në vendimin e lëshuar nga Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria për Shërbime Publike. Plani në fjalë do të fillojë të implementohet nesër prej orës 07:00, deri në përfundim të ndeshjes, ku do të ndërpritet qarkullimi dhe ndalohet parkimi i të gjitha automjeteve në rrugët: ‘Enver Zymberi’ dhe ‘Rinia’”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e djeshëm të policisë.

Me këtë rast, policia ka apeluar te qytetarët që të shmangin lëvizjet me vetura drejt stadiumit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme