Blind tregon pse u largua Wayne Rooney nga Man Utd

12:33 | 15 Shtator 2017
Arbresh Info

Daley Blind beson që Wayne Rooney është transferuar te Evertoni për shkak se ka dashur të luaj më shumë se koha që ishte e rezervuar për atë në Manchester United sezonin e kaluar.

Rooney do të përballet me ish klubin e tij, ku ai shpenzoi 13 vite, për herë të parë që nga largimi i tij nga Old Trafford kur të dy skuadrat të takohen në Premierë Ligë të dielën, transmeton portali arbresh.info.

“Ai dëshironte të luante më shumë se në sezonin e kaluar”, ka thënë mbrojtësi Blind për ‘Sky Sports’.

“Ata mendojnë që kjo është gjëja më e mirë për të. Evertoni u interesua për të, ai është ende një lojtar i mrekullueshëm, një personalitet i mrekullueshëm dhe jam me fat që kam luajtur me të”

“Ju mund ta shihni që ai është shumë i rëndësishëm tashmë. Ai është këtu duke punuar shumë ashtu siç ka bërë gjithmonë, me asistime dhe me gola”.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme