Erjona Sulejmani nuk ka ndërmend të ndalet me kaq.
Vetëm pak ditë më parë, futbollisti i famshëm shqiptar Blerim Xhemaili shokoi publikun me lajmin se martesës së tij (në pamje të parë të lumtur) me modelen Erjona Sulejmani, i kishte ardhur fundi, shkruan “Panorama”.
Në një deklaratë me anë të përfaqësuesëve të tij, Xhemaili bëri të ditur se ishte lodhur nga fakti që nëna e djalit të tij kishte përdorur pa kriter mbiemrin e tij në media e në biznes me qëllime përfitimi.
Por duket se vetë Erjona nuk ka ndërmend të ndalet me kaq.Në një lidhje direkte me emisionin “Non Solo Calcio” në Itali, Sulejmani u shpreh se i ka ardhur shumë keq për skualifikimin e Italisë nga Botërori 2018 dhe bëri një deklaratë bombastike:
“Së shpejti do të dalë në treg libri im dhe do të jetë përvëlues. Do të tregoj të gjithë sekretet dhe ato që ndodhin në dhomat e zhveshjes së Serisë A”.
Nuk dihet ende nëse pjesë e librit do të jetë edhe ish-bashkëshorti i saj.
Por, nisur nga divorci tepër i hidhur, gjasat janë që edhe ai të jetë përfshirë. /Panorama
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...