Futbollisti shqiptar, Blerim Xhemaili sot edhe zyrtarisht është prezantuar te skuadra e tij e re, Montreal Imapct në MLS Ligën Amerikane të Futbollit.
Xhemaili së fundmi ishte pjesë e Bolongnas, për të cilën skuadër këtë edicion zhvilloi 33 ndeshje, duke shënuar edhe 8 gola.
Debutimin e tij me fanellën e Montreal, Xhemaili pritet që ta ketë javën e ardhshme kundër skuadrës së Columbus.
Futbollisti shqiptarë i cili mbron ngjyrat e përfaqësueses së Zvicrës gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për skuadrat si Zurich, Bolton, Torino, Parma, Napoli, Galatasaray, Genoa dhe Bologna.
31-vjeçari Xhemaili për përfaqësuesen “helvetike” ka zhvilluar 55 ndeshje dhe ka shënuar 6 gola.
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin