Blerim Xhemaili mposhtë Greqinë me një gol të bukur

21:03 | 23 Mars 2018
Arbresh Info

Goli nga Blerim Xhemaili në ndeshjen e Zvicrës kundër Greqisë mbrëmjen e sotme (e premte) ka qenë vendimtar.

Përfaqësuesja e Zvicrës ka siguruar fitore me rezultat minimal 0 me 1 në ndeshjen miqësore kundër Greqisë në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, shkruan portali arbresh.info.

Goli i vetëm dhe vendimtar i ndeshjes u shënua nga futbollisti shqiptar Blerim Xhemaili. Mesfushori i Bolognas arriti të mposhtë portierin grek Orestis Karnezis me një goditje të bukur në minutën e 59′ të ndeshjes.
Edhe pse Greqia në vazhdim shfrytëzoi gjashtë zëvendësimet e mundshme, përfaqësuesja e Zvicrës arriti të ruaj epërsinë e siguruar nga Xhemajli pas asistimit nga Haris Steferovic.

Valon Behrami dhe Granit Xhaka ishin dy yjet tjerë shqiptarë që janë përzgjedhur nga trajneri Vladimir Petkovic për të nisur këtë ndeshje si startues.

Ndeshja e ardhshme e Zvicrës është ajo kundër Panamas të martën e javës së ardhshme./arbresh.info/

Shikoni golin nga Blerim Xhemaili:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme