Blerim Vuniqi, emërohet anëtar i Bordit Drejtues në Ligën Unike

22:23 | 4 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 3 Shkurt, ka emëruar Blerim Vuniqin si anëtar të Bordit Drejtues në Ligën Unike.

Në këtë Bord Drejtues, sipas marrëveshjes, dy anëtarë janë nga Kosova, Elvira Dushku dhe tashmë Vuniqi, kurse më herët është larguar Shaqir Totaj, për shkak të angazhimeve politike.

Vuniqi është legjendë e basketbollit të Kosovës, duke dhënë kontribut të madh, para dhe pas luftës.

Ai ka qenë më herët anëtar i Bordit të FBK-së, ndërsa ka punuar si gazetar dhe redaktor i sportit, po ashtu duke dhënë kontributin e tij në basketbollin kosovar.

Vuniqi tashmë do të angazhohet në zhvillimin e Ligës, ku garojnë klubet më të mira nga Kosova dhe Shqipëria, në të dyja konkurrencat./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme