Bledi Shkëmbi mbetet trajner i Lirisë, njofton faqja zyrtare e klubit.
Vendimi erdhi pas takimit që e pati ai sot me kryesinë e klubit.
Më poshtë e keni njoftimin e Lirisë.
“Të hënën në mesditë, drejtues të Lirisë, në krye me kryetarin, Qemal Krasniqi u takuan me Bledi Shkëmbin. Aty u diskutuan ngjarjet e fundit që ndodhën brenda klubit.Në vazhdim edhe kryetrajneri por dhe Bordi u dakorduan që t’i menjanojnë keqkuptimet e shfaqura ditë më parë.
Bledi Shkëmbi, u zotua se do të bashkëpunojë ngushtë me Bordin e klubit dhe ato që i kishte deklaruar në media, tha se i kam bërë nga afekti momental. Gjithahstu, u deklarua se ditët në vazhdim do të përkushtohet edhe më shumë për Klubin e Futbollit Liria.Në anën tjetër edhe antarët e Bordit, në krye me kryetarin, Qemal Krasniqi dhe drejtorin Erxhan Dana, u zotuan që bashkërishtë të punohet për interesin e klubit”, thuhet aty. /arbresh.info/
Rama: Nis puna për rilindjen e Muzeut Arkeologjik të Korçës
Kurti viziton Rezidencën e Rugovës: Restaurimi po udhëhiqet ...
U ndalua për 48 orë polici që dyshohet se shkaktoi aksidenti...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe municione në Zveçan, dy...
Burimi tregon forcën me Anisën në shpinë – banorët shkrihen ...
Balluku: Më 1 dhjetor paraqesim planin e uljes së çmimit të ...