Mesfushori i Juventus-it, Blaise Matuidi ka arritur marrëveshje që të transferohet te gjiganti amerikan Inter Miami.
Sipas Calciomercato, francezi është lojtari i parë që do largohet nga Torino që nga shkarkimi i Maurizio Sarri-t, transmeton portali arbresh.info.
Matuidi do nis aventurën e re në MLS, kurse sot (e hënë) ka kryer testet mjekësore në Paris.
Lojtari ose do ta ndërprejë kontratën me Juventus-in, e cila i skadon në vitin 2021 ose do të shitet si lojtar i lirë.
33-vjeçari fiton rreth katër milionë euro në vit me Juventus-in, ndërsa e ka mundësinë ta rinovojë edhe për një vit.
Thuhet se marrëveshja është arritur ndërsa së shpejti do zyrtarizohet./arbresh.info.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...