Ndeshjen Kosovë- Zvicër, e cila do të zhvillohet nesër (të shtunën) nga ora 20:45, do të ishte natë e veçantë nëse Kombëtarja e Kosovës do të shënotne fitore.
Kështu tha për Arbresh.info kryetari i “Dardanëve”, Lulzim Berisha.
Ai ka folur për pritshmëritë e tij për këtë ndeshje, duke premtuar se stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë i stërmbushur nga tifozët.
“Pritshmëritë janë normal fitore për Kosovën tonë. “Dardanët” janë përgatit maksimalisht dhe tribuna do jetë e mbushur plotë”, tha ai.
Pjesë e Kombëtares zvicerane janë edhe katër lojtarë me prejardhje kosovare.
Bëhet fjalë për Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Ardon Jashari dhe Uran Bislimi, katër shqiptarët me prejardhje kosovare të cilët janë ftuar nga selektori me prejardhje turke, Murat Yakin, të luajnë për Zvicrën kundër Kombëtares së Kosovës.
Bislimi “tradhtoi” Kosovën, pasi hyri në zemrat e tifozëve duke shënuar gol në miqësoren kundër Ishujve Faroe me fanellën “Dardane”, por kur erdhi ftesa nga Zvicra për ndeshje zyrtare, 23-vjeçari refuzoi Kosovën, pasi iu plotësua ëndrra që ta përfaqësojë kombëtaren zvicerane.
Kjo nuk është harruar nga “Dardanët”.
Kreu i tyre, Lulzim Berisha, tha se Bislimi nuk e gëzon respektin e tifozëve të Kombëtares së Kosovës.
“Respekt maksimal për Xhaken, Shaqirin, Jasharin, por jo për Uran Bislimin, sepse ky e ka shfrytëzuar Kosovën për matematikat e tij. Prandaj nuk gëzon respekt nga ne” ,shprehet Berisha për Arbresh.info.
Të veçantë këtë ndeshje sipas tij, do ta bënte vetëm fitorja e Kombëtares së Kosovës.
“Sa i përket ndeshjes, e vetmja gjë që do ta bënte të veçantë është fitorja e Kosovës ndaj Zvicrës”, tha kryetari i tifozëve, Lul Berisha.
Ndërkohë, Kosova ende nuk ka arritur të marrë fitoren e parë në kuadër të këtyre kualifikimeve, tri barazime e një humbje kanë lënë të zhgënjyer edhe tifozët.
“Kosova nuk është paraqitur keq, mirëpo fati s’ka qen në anën tonë. Po ashtu vlen të ceket se fanella e shtetit tonë është e shenjtë dhe duhet të luftohet deri në frymën e fundit”, ka shtuar Berisha.
Kosova ende nuk ka arritur të marrë fitoren e parë në kuadër të këtyre kualifikimeve
Ndryshe, “From pain to glory, my Dardanian story” (Nga dhimbja në lavdi, historia ime Dardane), ishte motoja e Kombëtares së Kosovës për “Euro 2024″, kur kishte filluar ciklin e kualifikimeve për evropian.
Ndeshjen e parë në kualifikime “Dardanët” e zhvilluan vitin e kaluar ndaj Izraelit në Tel Aviv në “Bloomfield Stadium”, raporton Arbresh.info.
Dardanët” luftuan” sikur të ishte ndeshje jetë a vdekje. Goli i parë u shënua nga një gabim nga vendasit, ku edhe ia dhuruan epërsinë Kombëtares së Kosovës. Mirëpo, në fund ndeshja përfundoj me barazim (1-1), një rezultat ky jo i kënaqshëm për “Dardanët”.
Nën drejtimin e selektorit, Alain Giresse, Kosova shënoi humbjen e parë në kuadër të kualifikimeve ndaj Bjellorusisë si mysafir, me rezultat 2-1.
Pas kësaj humbje, ishte e mjaftueshme që Federata e Futbollit të Kosovës, të marrë masa të shpejta dhe të ndërprenë bashkëpunimin me selektorin francez, Alain Giresse.
Kualifikimi i Kosovës në Euro 2024 është pothuajse i pamundur.
Pavarësisht kësaj, të përzgjedhurit e selektorit të tanishëm, Primoz Gliha, do të kenë përkrahjen e plotë të “Dardanëve” në ndeshjen me Zvicrën.
“Helvetikët” zbarkojnë në stadiumin legjendar “Fadil Vokrri” më nëntë shtator për atë që është quajtur një ndeshje “vëllazërore”.
Për dallim nga Zvicra, e cila deri më tani ka tri fitore në këto kualifikime, Kosova është ende në kërkim të fitores së parë.
Përballja “Vëllazërore ndaj “Helvetikëve”, do të jetë ndeshja e parë nën drejtimin e selektorit të ri, Primozh Gliha.
Gliha ka bërë disa ndryshime në seleksionimin e lojtarëve, ku edhe ka ftuar lojtarë edhe nga Superliga e Kosovës (Meriton Korenica) si dhe lojtarë të cilët kanë qenë pjesë e grumbullit të Kombëtares, mirëpo nuk kanë debutuar ende me fanellën dardane (Albion Rrahmani).
Përveç Zvicrës, “Dardanët” do të luajnë një tjetër ndeshje në shtator në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm që do të zhvillohet në Gjermani. Më 12 shtator, “Dardanët” do të jenë mysafir të Rumanisë në Bukuresht. / Arbresh.info/ Orgesa Haziri/
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...