Google ADS

Bislimi refuzoi Kosovën: Ka qenë ëndërr e fëmijërisë që të luaj për Zvicrën

20:45 | 10 Qershor 2023
Orgesa Haziri

Kombëtarja e Zvicrës është duke u përgatitur për dy ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian kundër Andorrës dhe Rumanisë që nga e shtuna në Tenero.

Uran Bislimi morri vendimin për t’iu bashkuar Zvicrës pavarësisht se luajti dy herë për Kosovën.

Në një deklaratë për “SRF”, Bislimi ka thënë se ka ëndërruar të luajë gjithmonë për Zvicrën.

“Kam lindur në Bazel. Ka qenë ëndërr e fëmijërisë që të luaj për Zvicrën”, ka thënë ai.

Zvicra do të përballet me Kosovën më 9 shtator sivjet, pasi të dyja janë në një grup./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme