Adama Traore, lojtari që po tërheq vëmendje të madhe në Premierligë, ka kujtuar kohërat kur luante tek Barcelona.
Traore shihej si një nga lojtarët më premtues në akademinë e Barcës, dhe me paraqitjet e fundit në Premierligë, lojtari po përmbush një dozë potenciali.
Fiziku i tij i jashtëzakonshëm ka bërë që lojtari të fitojë edhe më shumë vëmendje, por sidomos ndeshja ndaj Man City i dha hapësira të mëdha në medie.
Së fundmi, Traore, në një intervistë të tijën, është kthyer në kohë për të kujtuar mësimet që mori nga Lionel Messi e Xavi Hernandez.
“Lojtarë si Messi dhe Xavi janë gjithmonë të uritur. Qoftë ndeshje e thjeshtë ose kompetitive, qoftë ping-pong – ata duan fitoren. Ne luanim futboll me dy prekje pas stërvitjeve dhe ata gjithmonë ishin të përkushtuar të fitonin. Të mëson shumë rreth jetës, por edhe futbollit” ka thënë Traore, transmeton lajmi.net.
“Shikon tek Messi, gjithçka që ka fituar, flitet për të çdo ditë në medie, por ai akoma është i uritur. Shumicën e kohës, disa lojtarë nuk kanë këtë kualitet. Ata fitojnë diçka pastaj relaksohen. Jo të gjithë kanë atë uri, dhe ndoshta kjo është pse ata lojtarë janë në maja” ka shtuar anëtari i Wolves.
Traore ka luajtur me Barcelonën që kur ishte shtatë vjeç, dhe duket se ai ka marrë disa mësime të mira nga lojtarët që ka takuar ndër vite, në Barcelonë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...