Biri i Maradonës: Kam probleme me gjumin, nuk mund ta pranoj vdekjen e babait

13:45 | 2 Dhjetor 2020
Arbresh.info
Djali i legjendës Diego Armando Maradona, ka folur lidhur me vdekjen e babait të tij.
Maradona ndërroi jetë në moshën 60-vjeçare javën e kaluar pasi pësoi sulm në zemër.

Duke folur për Marca, djali i tij tha se assesi s’mundet ta pranoj vdekjen e babait./periskopi/

“Kam probleme me gjumin. I mbylli sytë dhe koka ime nuk pusho. Vdekja e tij është diçka që nuk e pranoj dhe nuk mundem ta pranoj”.

“Ai duhet të kishte edhe shumë vite të lumtura me familjen e tij dhe kjo është diçka që asnjëherë nuk do e pranoj. Ta humbim kaq të ri është e vështirë”, deklaroi ai.

Sidoqoftë, policia është duke hetuar lidhur me vdekjen e Maradonas, meqenëse thuhet se shkaku i neglizhencës së punës të mjekut, legjenda argjentinase ndërroi jetë./ARBRESH.INFO/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme