Bindshëm fiton Tottenhami në përballjen e parë ndaj Borussia Dortmundit

23:33 | 13 Shkurt 2019
Arbresh.info

Tottenham ka arritur të shënojë fitore ndaj Borussia Dortmundit me rezultat 3-0.

Londinezët e nisën mirë ndeshjen duke rrezikuar me Lucasin, por që nuk arritën të shënojnë.

Thomas Delaney u kundërpërgjigj, por Hugo Lloris ishte në vend.

Pjesa e parë nuk solli më raste, por e dyta ishte e jashtëzakonshme.

Me të filluar pjesa e dytë, Heung-Min Son shënoi për 1-0.

Londinezët nuk u ndalën, kur Serge Aurier harkoi te Jan Vertonghen i cili në minutën e 83-të shënoi për 2-0.

Tottenham shënoi edhe një herë me Fernando Llorenten në minutën e 87-të për 3-0. Një rezultat i mirë për anglezët që me një këmbë kanë kaluar në çerekfinale. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme