Ballkani sot përballet me Lincoln Red Imps në kuadër të ndeshjeve parakualifikuese të Conference League.
Skuadra nga Suhareka ka njoftuar se biletat për këtë ndeshje do të dalin në shitje edhe në Prishtinë, shkruan Arbresh.info.
Shitja ka filluar, derisa tifozët mund t’i blejnë biletat deri në ora 19:00.
“Shitja e biletave ka filluar edhe te zyra e mediave në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku ulësen tuaj mund ta siguroni deri në orën 19:00. Po ashtu, vazhdon shtija edhe në zyrën e klubit te stadiumi i qytetit në Suharekë, sikurse edhe në shesh, deri në orën 17:00”, thuhet në njoftim.
Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”./Arbresh.info/
Presidenti izraelit: Sulmi me dron në shtëpinë e Netanyahut,...
“BMW-ja është e bërë prej peshkaqenit” – Gjesti befason me t...
PSG vazhdon si lider në Ligue 1, mposht bindshëm Strasbourgu...
Scholz: Britania kryeson projektin për t’i shitur Turqisë av...
Shkodër, 30-vjeçari plagos me thikë efektivin e policisë
Serbia shtyn për vitin tjetër gërmimet në varrezën e dyshuar...