Të gjithë solidarizohen me të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Në ndihmë personave të dëmtuar nga kjo fatkeqësi natyrore shumë e rëndë kanë vendosur t’u vinë klube të ndryshme, teksa i radhës është edhe Shkëndija e Tetovës.
Përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare, kuqezinjtë kanë bërë me dije se të ardhurat e shitja e biletave për ndeshjen e fundjavës në derbin e shqiptarëve kundër Shkupit do të shkojnë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor.
Ndërkohë që futbollistët e Shkëndijës së Tetovës, por edhe drejtuesit e klubit kanë dhënë kontributin e tyre financiar për familjet e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore, të cilat do të bashkohen me të ardhurat që do të vinë nga shitja e biletave.
Në postimin e tyre, kuqezinjtë krahas dëshirës për tu rikthyer tek suksesi në kampionat, e konsiderojnë këtë sfidë si një mundësi të mirë për të bashkuar forcat së bashku me tifozët për tu ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti. Një tjetër gjest tepër domethënës që tregon unitetin e shqiptarëve në një moment delikat. /SS/
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë