Athletic Bilbao ka mposhtur me rezultat bindës 3-0 Elfsborgun në kuadër të rrethit në të pestë në Ligën e Evropës.
Spanjollët nisën ndeshjen shumë mirë duke realizuar në minutën e gjashtë me Boion, shkruan Arbresh.info.
Teksa, Prados Diazn dyfishoi epërsinë pas një asistimi nga Nico Williams. Ndërkohë Guruzeta e vendosi epilogun final 3-0 në minutën e 54-të.
Për suedezët, luajnë dy vëllezërit nga Kosova, Arbër dhe Besfort Zeneli.
Arbëri ka luajtur vetëm pjesën e parë në këtë ndeshje, kurse Besforti është larguar nga loja në minutën e 72-të.
Pas kësaj fitore, Bilbao është e dyta në tabelë me 13 pikë kurse Elfsborgu ka katër sosh dhe është i 27-ti./Arbresh.info
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet