Trajneri anglez i njohur, Sam Allardayce, ka arritur ta këndëll skuadrën e Evertonit.
Që nga ardhja e tij, Evertoni është rikthyer në top formë dhe është larguar nga fundi i tabelës, ai po ashtu ka arritur të kthejë sulmuesin legjendar, Wayne Rooney, në top formë.
Vetë Allardyce tregoi se skuadra ka nevojë për një sulmues qëndror, që të luajë krah Rooney dhe të shtyjë topin në rrjetë, ndërsa pranoi se francezi Olivier Giroud ishte kontaktuar.
“Kemi nevojë urgjente për një sulmues që të shënojë gola, pasi kemi arritur të prodhojmë mjaftueshëm lojë. Kemi kontaktuar me Giroud dhe fillimisht ai ishte i hapur për këtë transferim, por më pas gruaja e tij vuri veton dhe bëri që negociatat të mbyllen pa nisur mirë”, tha Big Sam.
“Vetë futbollisti e mirëpret një ndryshim ambienti, pasi te Arsenali nuk po gjen mjaftueshëm hapësira, por më besoni, gratë janë pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes. Tani duhet të hedhim sytë diku tjetër”, përfundoi Allardayce. /arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...