E kërkonte Fenerbahce madje mediat turke insistonin për kalimin e tij te gjigandët nga Stambolli, por edhe për një tjetër sezon të paktën Besnik Hasi do të qëndrojë larg Europës.
Trajneri shqiptar ka rinovuar edhe për një tjetër vit kontratën me Al Raed.
Puna e mirë që ka bërë Hasi në klubin e tij në Arabinë Saudite nuk ka mbetur pa u monitoruar nga Fenerbahce që po e merrte seriozisht në konsideratë idenë e afrimit të tij për edicionin e ardhshëm.
Por klubi arab pasi insistoi që Hasi të kthehej dhe të mbyllte sezonin e lënë në mes si pasojë e shpërthimit të pandemisë duke i dërguar në Belgjikë një avion privat për ta marrë bashkë me familjen, i bëri atij një ofertë të përmirësuar financiare në krahasim me atë që kishte përfituar deri tani trajneri, transmeton ss.
Hasi është pjesë e Al Raed që prej korrikut të vitit 2018-të.
Suedia porosit tanke me vlerë gati dy miliardë dollarë
Flamuri në Ambasadën e SHBA-së valon në gjysmështizë
Superliga e basketbollit vjen sonte me dy superduele
Shkupi ende mbetet qyteti më i ndotur në Evropë
Interi përgatit ofertën e janarit për yllin e Arsenalit
Zyrtare: West Hami bëhet me trajner të ri, e merr ishin e Ch...