Kandidati i Partisë Demokratike për president të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka dhënë ultimatum Federatës së Futbollit të vendit për t’i paguar në mënyrë të barabartë vajzat dhe djemtë e ekipeve kombëtare, përndryshe ka thënë se nuk do të japë fonde për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA.
Të shtunën u bë e ditur se një gjykatës në Kaliforni ka marrë vendim në favor të Federatës së Futbollit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në padinë e nisur nga vajzat e ekipit kombëtar të po të njëjtit vend, lidhur me diskriminim në baza gjinore, transmeton Gazeta Express.
Gjykatësi Gary Klausner ka vendosur që ekipi i grave i SHBA-së të mos ketë të drejtë t’i prezantojë në gjyqin që do të mbahet muajin e ardhshëm dy ndër akuzat më të rëndësishme: atë për pagë të jobarabartë dhe atë për diskriminim në kushte të fushave. Gjykatësi e mori këtë vendim me arsyetimin që akuzat nuk janë mjaftueshëm të argumentuara.
Pasi që këto dy akuza janë larguar nga padia e ekipit të vajzave, elementi i vetëm i mbetur në padi mbetet ai për diskriminim në kushte të udhëtimit (aeroplanë dhe hotele) dhe personel e përkrahje (mjekësor dhe në stërvitje).
Tani Federata e Futbollit e SHBA-së dhe ekipi kombëtar i vajzave do të takohen sërish në gjyqin përfundimtar më 16 qershor, mirëpo kandidati i Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme presidenciale të SHBA-së e ka paralajmëruar Federatën amerikane, duke i kërkuar t’i paguajë njëjtë vajzat dhe djemtë, përndryshe ka thënë s’do të ndajë fonde për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA.
To @USWNT: don’t give up this fight. This is not over yet.
To @USSoccer: equal pay, now. Or else when I’m president, you can go elsewhere for World Cup funding. https://t.co/XK6t9oM94k
— Joe Biden (@JoeBiden) May 2, 2020
“Për ekipin kombëtar të vajzave të SHBA-së: Mos u dorëzoni në këtë luftë. Kjo s’ka përfunduar ende”, shkroi Biden në postimin e tij në Twitter.
“Për Federatën e Futbollit të SHBA-së: Pagë të barabartë, menjëherë. Përndryshe, kur të bëhem president i SHBA-së, ju mund të kërkoni diku tjetër fonde për Kupën e Botës”.
Ndërkohë, zëdhënësja e ekipit të vajzave Molly Levinson ka bërë të ditur se ato do ta apelojnë vendimin e Krausner.
“Ne jemi të tronditura dhe të zhgënjyera me vendimin e sotshëm, por nuk do të dorëzohemi nga puna e rëndë për pagë të barabartë”, ka thënë Levinson.
“Ne besojmë në argumentet tona dhe do ta vazhdojmë të punojmë me përkushtim që vajzat dhe gratë që e luajnë këtë sport nuk do të vlerësohen më pak vetëm për shkak të gjinisë së tyre”.
“Ne kemi mësuar se kemi pengesa të mëdha në rrugën tonë; e dimë se duhet guxim dhe kurajo dhe përkushtim për t’i tejkaluar ato”,
“Ne do ta apelojmë vendimin dhe do të ecim përpara. Fjalët s’mund ta përshkruajnë mirënjohjen tonë për të gjithë ata që na përkrahin”.
Prishtina synon ta mbyll ‘vjeshtën’ me fitore ndaj Malishevë...
Kurti sonte organizon pritje të posaçme për mërgatën
Xheneta i hidhet në përqafim Vullnetit në sy të Gjestit
Sulmi në tregun e Magdeburgut, Arabia Saudite kishte paralaj...
Së paku 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit ...
Kosova e Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje për Sigurinë Ush...