Gareth Bale raportohet të jetë informuar nga Zinedine Zidane se nuk do të luaj asnjë minutë të vetëm më te Real Madridi për aq gjatë sa francezi vazhdon të mbetet në detyrë.
Zidane tashmë publikisht ka paralajmëruar se reprezentuesi uesllian nuk është pjesë e planeve të tij për sezonin përpara, transmeton portali arbresh.info.
Transferimi i Bales te klubi kinez Jiangsu Suning, i cili i ofronte atij 1 milionë në javë, dështoi në fillim të kësaj jave për shkak se presidenti Florentino Perez dëshiron që Zidane të shfrytëzoj ish yllin e Tottenhamit.
Bazuar në The Sun, Zidane i ka bërë të qartë Bales se nuk do të përzgjidhet më për të qenë pjesë e skuadrës derisa ata të dy janë në Bernabeu.
30-vjeçari ka kontratë te ‘Los Blancos’ deri më 2022 dhe raportohet se është duke u paguar 650 mijë funta në javë./arbresh.info/
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...