Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është shprehur shumë i zhgënjyer e njëkohësisht edhe kritik me atë që ndodhi sot në ndeshjen ndërmjet skuadrës së tij dhe Dritës, të cilën gjilanasit e fituan me rezultat 3:1. “Portalet dhe Genc Nuza e prishën një spektakël të futbollit.
Portalet para ndeshjes publikuan gjëra plotësisht të pavërteta, ndërsa Nuza përveç që na dëmtoi për dy penallti klasike, pati edhe disa kërkesa të çuditshme”, ka thënë Batatina për Super Sport.
Ai është betuar se nuk ka asgjë të vërtetë rreth kurdisjes së ndeshjes së sotme. “Betohem publikisht, në katër fëmijë dhe familje, që unë nuk kam shitur dhe as nuk kam blerë lojë, as sot, as kurrë. Prandaj, me këtë çështje duhet të merret prokuroria”, ka shtuar Batatina, i cili i ka kritikuar ashpër edhe një pjesë të tifozëve llapjanë, të cilët patën veprime të papranueshme.
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...